Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 306 viktima dhe 13.406 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 13.406 rastet e reja numri i rasteve ka arritur në 2.351.372.
Për shkak të COVID-19 në vend në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në spitale 306 persona ndërsa gjatë 3 ditëve të fundit 323 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e rritur numrin e viktimave në 57.567.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.975 persona prej të cilëve 2.884 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 1.233 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 175.891. Bëhet e ditur se është në rënie numri i personave në spitale dhe i atyre në kujdesin intensiv.
Konjufca takon banorët e Smrekonicës së Vushtrrisë, flasin p...
Blinken: Ideja e Trumpit që SHBA-ja ta marrë nën kontroll Gr...
Policia me operacione të befasishme në Prishtinë, arrestohen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respek...
ZYRTARE: Ergys Kaçe largohet nga Gjilani
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...