Shpërthimi i djeshëm në kryeqytetit libanez, ka tronditur mbarë botën. Qindra të vdekur, dhe dëmtime të mëdha të qytetit janë raportuar që nga mesdita e së martës në Bejrut të Libanit.
Afër 3 mijë tonelata materi kime, ishin ato që “rrafshuan” Bejrutin, duke lënë rreth 300 mijë banorë pa kulm mbi kokë, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Në anën tjetër si pasoj e shpërthimit të madh, janë edhe qindra persona të cilët kanë mbetur nën gërmadha e që ende nuk po arrijnë të nxirren nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Ndërkohë është raportuar se fuqia e shpërthimit ka qenë sikurse e një tërmeti të shkallës 3.3 ball të Rihterit, ndërsa xhamat e ndërtesave e shtëpie kanë arritur të thyhen deri ne 15 kilometra distanca nga vendin i shpërthimit.
Mediat lokale raportojnë se 2.700 tonelata kimikale kanë shpërthyer, duke bërë që një erë e “çuditshme” të përhapet në port dhe të alarmojnë zyrtarët shëndetësor për helmim masiv.
Kryeministri libanez Hassan Diab është zotuar se personat përgjegjës për këtë katastrofë do ta paguajnë çmimin e merituar – duke e shpallur të mërkurën ditë zie.
Në anën tjetër, Izraeli ka mohuar çfarëdo përfshije në këtë incident, madje i është bashkuar vendeve si Britania e Madhe, Franca, SHBA-të dhe shtetet e Gjirit duke i ofruar ndihmë Libanit në kohën kur vendi po përballet me krizën më të madhe ekonomike dhe financiare.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...