Zelensky: Shqipëria mbështeti Ukrainën, diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

12:00 | 28 Shkurt 2024
A Z

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dhënë detaje nga biseda e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai thotë se pos tjerash, kanë folur për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve.

Zelensky poashtu shkruan se nuk do ta harrojnë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.

“Që në ditët e para të pushtimit, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nënshkruam Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitave të Ukrainës në rajonin e Ballkanit. Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve. Falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, ne nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve!”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme