Tre njerëz u vranë dhe 12 u plagosën mbrëmjen e të premtes në një natë të shtënash në New York City ku krimi i dhunshëm po rikthehet në gjendje jashtë kontrollit.
Viktimat ndodhën në 11 incidente të ndryshme me armë zjarri duke nisur nga Brooklyn e deri në Bronx, teksa rezidentët e tmerruar kanë raportuar rritje të konsiderueshme të dhunës muajt e fundi.
Zhvillimi vjen pas publikimit të pamjeve të një episodi të frikshëm ku një person qëllonte me breshëri nga dritarja e makinës së ndaluar në mes të ditës në Brooklyn, në ngjarjen ku mbeti i vrarë një 18-vjecar.
Rreth orës 22.00 një 23-vjecar u qëllua për vdekje jashtë një restoranti McDonald në qendër të Brooklyn. Policia gjeti një pistoletë në vendgjarje dhe besohet se arma ishte e viktimës.
Dy sulme të tjera fatale ndodhën në zonën East Tremont në Bronx, disa orë larg njëri-tjetrit.
Rreth orës 2 të mëngjesit një sulmues hapi zjarr nga makina duke qëlluar tre persona një prej të cilëve vdiq.
Viktima ishte një burrë 60-vjeçar i qëlluar në gjoks. Dy të tjerët, me moshë 36 e 54 vjeç, janë në spital në gjendje të stabilizuar.
Dy orë në vonë në 4.20 të mëngjesit një 44-vjeçar u qëllua për vdekje nga prapa kokës në rrugën Park Avenue në Bronx.
Ndërsa dje në mesditë një kalimtare e pafajshme u plagos nga plumbi brenda një salloni bukurie në Brooklyn.
68-vjecarja ishte në sallonin e Pitkin Avenue kur nisën të shtënat nga dy njerëz të maskuar.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë