Situata e motit në Bashkinë e Shkodrës është përkeqësuar krahasuar me ditën e djeshme.
Sot më 26 janar, niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 6.40 ka rritje me 25 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 (kuota max 7.50 m)
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shenon 8.60 m ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 (kuota max 8.70 m).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka rritje me 80 Ha me oren 08.00 te dates 25.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 90 cm, e rritur me 15 cm me oren 08.00 e dates 25.01.2023.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa, nga 15 qe ishin diten e djeshme ne fshatit Obot.
Në rrugën e Obotit po operojne nje mjet i kalueshmerise së larte se bashku me 4 forca te ushtrisë.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore.
Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka prezence uji në një lartësi 80 cm krahasuar me ditën e djeshme.
Grupet e EC te Bashkise Shkodër janë në monitorim të vazhdueshem të situatës./abcnews.al
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...