Fernando Villavicencio, kandidati për President në Ekuador, është ekzekutuar me breshëri arme gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale.
59-vjeçari ishte mes tetë kandidatëve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit. Sipas sondazheve të fundit, ai renditej i dyti sa i përket preferencave të votuesve.
Mediat e huaja kanë publikuar video-n e momentin kur Villavicencio qëllohet teksa hipën në makinë i shoqëruar nga rojet e sigurisë. Në video dëgjohen disa mbi 10 të shtëna me armë.
Presidenti Lasso ka reaguar me një postim në Tëitter ku ka shprehur indinjatën për ngjarjen e ndodhur.
“Jam i indinjuar dhe i tronditur nga vrasja e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio. Dua t’ju siguroj se ky krim nuk do të mbetet i pandëshkuar. Krimi i organizuar e vrau atë, por do të përballet me peshën e plotë të ligjit”, tha Lasso.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...