Gjendja me pandeminë në Brazil është duke eskaluar.
Të mërkurën, shteti më i madh i Amerikës Jugore shënoi rekord të viktimave të Covid-19 për një ditë – 2.286. Disa ditë më parë, presidenti i këtij vendi, Jair Bolsonaro, bëri thirrje që të ndalen rënkimet.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Brazil shkoi në 268.370. Kjo është shifra e dytë më e lartë në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, shkruan BBC.
Ekspertët paralajmëruan se shkalla e përhapjes është përkeqësuar nga variantet që janë më ngjitëse se varianti fillestar i virusit. Një variant i ri është paraqitur pikërisht në Brazil, ndërsa dy të tjera në Britaninë e Madhe dhe Afrikën Jugore.
Të mërkurën, ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, e akuzoi presidentin e tanishëm, Jair Bolsonaro, për “vendimet budallaqe” që ka marrë gjatë pandemisë.
Bolsonaro vazhdimisht është munduar ta nënvlerësojë rrezikun që vjen nga pandemia, duke kundërshtuar masat kufizuese dhe duke bërë thirrje që t’i jepet prioritet ekonomisë.
Javën e kaluar, ai bëri një deklaratë të çuditshme, duke pyetur se edhe sa gjatë do të qajnë njerëzit për pandeminë dhe edhe sa do të qëndrojnë në shtëpi e të mbyllin gjithçka./arbresh.info/
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...