Borrell tha se Ukraina ka nevojë për “më pak duartrokitje dhe më shumë armë”, duke shtuar se, “Fjalët e mira janë të mira, por gjëja e rëndësishme janë punët praktike”.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryediplomatët e vendeve anëtare të bllokut evropian javën e ardhshme do të diskutojnë mundësinë e vendosjes së ndalimit të eksportit të naftës ruse.
Rrugës për në ditën e dytë të takimit të kryediplomatëve të NATO-s në Bruksel, Borrell tha se Ukraina ka nevojë për “më pak duartrokitje dhe më shumë armë”.
“Fjalët e mira janë të mira, por gjëja e rëndësishme janë punët praktike”, shtoi ai.
Borrell theksoi se partnerët ndërkombëtar duhet të ofrojnë “më shumë kapacitete ushtarake për t’i rezistuar agresionit rus, më shumë izolim të Rusisë në komunitetin ndërkombëtar dhe më shumë sanksione”.
Borrell po ashtu konfirmoi se blloku evropian është i gatshëm të miratojë paketën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë, por siç tha ai, ajo akoma nuk do të përfshijë embargon e naftës. Ai tha se kryediplomatët e vendeve të BE-së do të diskutojnë çështjen e vendosjes së ndalimit të eksportit të naftës ruse në takimin e tyre të ardhshëm të hënën.
“Herët a vonë, shpresoj sa më parë të ndodhë”, theksoi Borrell, duke iu referuar faktit se vendeve e BE-së janë thellë të ndara në kufizimin e importeve të energjisë ruse.
Ambasadorët e BE-së pritet të miratojnë paketën e pestë të sanksioneve të BE-së, e cila sipas propozimit përfshin sanksione të reja financiare, ndalimin e importit të qymyrit, si dhe ndalimin e hyrjes së kamionëve dhe anijeve ruse në territorin e BE-së.
Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, BE ka ndarë për ukrainasit 1 miliardë euro mbështetje ushtarake dhe 500 milionë euro ndihmë humanitare, si dhe ka miratuar katër paketa të sanksioneve.
Këto masa shënjestrojnë në total 785 individë dhe 14 subjekte ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ministrin e Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, oligarkë dhe oficerë ushtarakë.
Sanksionet gjithashtu ndalojnë eksportin e mallrave luksoze në Rusi, përjashtojnë bankat ruse dhe bjelloruse nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT, si dhe ndalojnë transmetimin e mediave ‘Sputnik’ dhe ‘RT’./AA/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...