Çmimet e naftës janë rikthyer afërsisht në nivelin që ishin në ditët e para të luftës në Ukrainë dhe nuk ka asnjë perspektivë për lehtësim të konsiderueshëm për shoferët dhe kompanitë në të ardhmen e afërt.
Çmimi i naftës Brent u hodh mbi 124 dollarë për fuçi në fillim të kësaj jave, niveli më i lartë që nga fillimi i marsit, pasi Bashkimi Europian njoftoi se do të reduktonte 90 përqind të importeve të naftës ruse deri në fund të këtij viti, transmeton portal arbresh.info
Çmimet që atëherë kanë rënë paksa në rreth 117 dollarë, kryesisht për shkak të pritjeve që OPEC do të pompojë më shumë naftë, por jo aq sa për të lehtësuar dhimbjen e ndjerë nga konsumatorët në pompë ose për të zbutur inflacionin e egër global. Embargoja e BE-së dhe rikuperimi i kërkesës në ekonominë e dytë më të madhe në botë do t’i mbajë ato në një nivel të lartë.
Matt Smith, analisti kryesor i naftës për Amerikën në një kompani analitike, tha se “çmimet treshifrore të naftës” ndoshta do të mbeten.
“Nëse kërkesa kineze rritet sërish pas karantinës dhe Rusia vazhdon të shënojë rënie të prodhimit, atëherë rritja e çmimit të naftës nuk është i pamundur”, tha ai.
Edhe pse rritja e inflacionit dhe rritja e ngadaltë krijojnë një spektër recesioni, kërkesa globale për naftë nuk ka gjasa të bjerë aq sa të kërcënojë çmimet, siç ndodhi në vitin 2008.
“Këtë rradhë shqetësimi është i madh, sepse është një çështje në anën e ofertës, që edhe nëse shkojmë në recession, mund të mos shohim rënie të çmimit”, tha Smith.
Bashkimi Europian ka miratuar zyrtarisht embargon e naftës, si pjesë të paketës së gjashtë të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Shumica e vendeve të BE-së tani kanë gjashtë muaj për të ndaluar importin e naftës bruto ruse dhe tetë muaj për të gjitha produktet e tjera të naftës.
Sipas Smith, blloku edhe mund të vazhdojë të blejë pak naftë nga Rusia, por ai theksoi se vendet e BE-së tani janë duke kërkuar për alternativa tjera.
Sipas të dhënave të disponueshme, importet e naftës bruto nga Angola janë trefishuar që nga fillimi i luftës, ndërsa sasitë në Brazil dhe Irak janë rritur përkatësisht me 50% dhe 40%, transmeton portal arbresh.info
Blerja e naftës nga vendet e largëta do të rrisë dhe do mbajë edhe çmimet e larta.
Vitin e kaluar, Rusia përbënte 14% të furnizimit global të naftës, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë tashmë po krijojnë një hendek të madh në treg.
Rusia mbylli gati një milion fuçi në ditë në prill, e cila mund të arrijë në rreth 3 milion fuçi në ditë gjatë gjysmës së dytë të 2022, sipas IEA.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj, një grup i njohur si OPEC +, kanë rënë dakord të derdhin 648,000 fuçi shtesë naftë bruto në ditë në tregun global në korrik dhe gusht – 200,000 më shumë se sa ishte planifikuar.
IEA parashikon që prodhimi global i naftës, duke përjashtuar Rusinë, duhet të rritet me më shumë se 3 milionë fuçi në ditë deri në fund të këtij viti, duke balancuar ndikimin e sanksioneve.
Por, Smith mendon se kjo nuk është aspak e lehtë për t’u arritur.
Madje edhe para luftës në Ukrainë, tha ai, prodhuesit e naftës po reduktonin investimet në prodhim teksa u kthyen në energjinë e rinovueshme. Dhe OPEC ka kufijtë e tij.
Giovanni Staunovo, strateg i bankës së investimeve UBS, tha se “shumë vende anëtare të OPEC + kanë arritur tashmë kufijtë e kapaciteteve të tyre”.
Për muaj të tërë, bllokada për shkak të koronavirusit në Shangai dhe Pekin dhe qytetet e tjera të mëdha në Kinë, ka ulur kërkesën për importin e naftës.
Megjithatë, ndërsa Kina po fillon të hapet, edhe kërkesa mund të rrisë vlerën. Kina gjithashtu mund të rrisë më tej importet e naftës nga Rusia, lënda e parë referencë e së cilës tregtohet me një zbritje prej 34 dollarë për fuçi në krahasim me Brent.
Vlerësohet se Kina importoi rreth 1.1 milionë fuçi naftë ruse në ditë në maj, që është rreth 37 për qind më shumë se mesatarja e vitit të kaluar.
Kërkesa për karburant në Shtetet e Bashkuara gjithashtu ka rezultuar mjaft elastike, pavarësisht çmimeve që “mbushin sytë me lot”.
Këtë javë, sasia e gazit të pompuar në pikat e karburantit në SHBA ra me vetëm 5% krahasuar me të njëjtën javë të një viti më pare, thuhet në një raport mbi gjurmimin e çmimin e naftës dhe të dhënat mbi konsumin.
Ky reduktim modest ndodhi pasi çmimi mesatar në vend u rrit me më shumë se 50% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 4,60 dollarë për gallon në fund të majit./telegraph/arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...