Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, gjatë fjalimit të tij drejtuar liderëve botërorë në lidhje me veprimet kundër ndryshimeve klimatike, ka theksuar se “ne jemi duke ia hapur varrin vetes”.
“Është koha për të thënë mjaft. Mjaft jemi duke e vrarë veten me karbon. Mjaft jemi duke e trajtuar natyrën si tualet. Mjaft jemi duke djegur, shpuar dhe minuar rrugët tona. Ne jemi duke ia hapur varrin vetes”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
“Kemi nevojë për ambicie maksimale nga të gjitha vendet, në të gjitha frontet”, tha ai.
Guterres tha gjithashtu se të besosh se njoftimet e fundit nga qeveritë mund të kthejnë valën mbi ndryshimin e klimës ishte “një iluzion”, jo më pak sepse ka pyetje serioze për premtimet e shumë vendeve.
“Ndërsa ne jemi mbledhur këtu, në këtë konferencë për ndryshime klimatike, sigurisht që ne ende jemi duke shkuar drejt katastrofës klimatike”, tha ai.
Guterres u kërkoi fuqive të mëdha ekonomike, duke përfshirë vendet në zhvillim si Kina, të “kalojnë miljen shtesë” sepse ato kontribuojnë në pjesën më të madhe të emetimeve globale të gazeve serrë.
Ndër masat e tjera, zyrtari i OKB-së njoftoi krijimin e një grupi ekspertësh për të matur angazhimet neto zero nga aktorët joshtetërorë./arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda