Google ADS

Dy persona humbin jetën nga orteku i borës në Ankara të Turqisë

19:59 | 27 Janar 2022
KRG

Turqia është duke u ballafaquar me reshje të mëdha të borës gjatë ditëve të fundit të muajit Janar.

Ndërsa sot, dy persona kanë humbur jetën përshkak të një orteku i borës në Erzurum, lagje e qytetit në Ankara.

Autoriteti i Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka treguar se vendi është duke u ballafaquar me kuste të këqija atmosferike.

Sipas Reuters Turqia është obliguar të ndalojë fluturimet në aeroportin më të madh të shtetit në Stamboll ditëve të kësaj jave përshkak të stuhive të mëdha të borës, shkruan arbresh.info.

Në komunikatën e AFAD tha se orteku kishte goditur rrethin Horasan të qytetit lindor të Erzurumit rreth orës 12:00, ndërsa reagimi i ekipeve mjekësore ishte i menjëhershëm.

“Trupat e dy qytetareve tanë që mbetën të bllokuar nën ortekun në rrethin Horasan të Ezurumit, tashmë janë gjetur”- thuhet në komunikatën e AFAD-së.

Megjithatë, kujtojmë që Turqia Lindore shpesh përjeton dimër të ashpër me reshje të dendura bore dhe të ftohtë të madh./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme