Duke bërtitur “të gjithë çifutët duhet të vdesin”, sulmuesi i armatosur hyri të shtunën në sinagogën e Pittsburgh-ut gjatë shërbimeve fetare të Sabatit, duke shtënë ndaj besimtarëve të shumtë që ishin të pranishëm.
Ai mori jetët e 11 personave. Prokurorët federalë njoftuan se kanë ngritur 29 akuza penale ndaj tij.
Gjashtë vetë u plagosën, ndër ta edhe një oficer policie që u përball me sulmuesin. Sipas zyrtarëve, dy prej të plagosurve civilë janë në gjendje kritike.
I arrestuari, 46-vjeçari Robert Bowers, banor i qytetit Pittsburgh, është gjithashtu i plagosur.
Gjatë një mitingu fushate në Murphysboro, të shtetit Illinois, Presidenti Donald Trump e dënoi sulmin.
“Ky sulm i lig antisemit është një sulm ndaj ne të gjithëve. Është një sulm ndaj njerëzimit. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të hequr helmin e antisemitizmit nga bota jonë. Ky ishte një sulm i tmerrshëm antisemit”, tha Presidenti Trump.
Presidenti Trump shtoi se mallkimi i antisemitizmit nuk mund të injorohet, nuk mund të tolerohet dhe nuk duhet lejuar të vazhdojë.
Në një postim vetëm pak minuta para sulmit, zoti Bowers deklaroi se agjensia hebraike për refugjatët, Shoqata Hebraike për Ndihmën ndaj Emigrantëve (HIAS), preferon “të sjellë në vend pushtues që vrasin njerëzit tanë. Nuk mundem të pres, ndërsa njerëzit e mi masakrohen… Po veproj.”
Prokurorët federalë kanë ngritur 29 akuza penale ndaj zotit Bowers, ndër të tjera edhe për dhunë me armë dhe për shkelje të të drejtave civile.
Shtëpia e Bardhë urdhëroi uljen e flamujve në gjysëmshtizë deri më 31 tetor, “në shenjë respekti solemn për viktimat e këtij akti të tmerrshëm dhune”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...