Google ADS

280 miliardë dollarë humbje nga fatkeqësitë natyrore në 2023

12:31 | 26 Mars 2024
R J

Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 280 miliardë dollarë humbje në 2023 në mbarë botën, 108 miliardë prej të cilave u mbuluan nga kompanitë e sigurimeve, sipas kompanisë zvicerane të risigurimeve Swiss Re, e cila parashikoi se shuma mund të dyfishohej në 10 vite.

Sasia e dëmeve dhe mbulimi nga kompanitë e sigurimeve u ul në krahasim me një vit më parë pasi në vitin 2022 shuma e tyre u rrit për shkak të uraganit Ian.

Por fatura për kompanitë e sigurimeve kaloi shifrën 100 miliardë dollarë për të katërtin vit radhazi, tha sot firma zvicerane në studimin e saj vjetor Sigma, i cili llogarit koston e katastrofave dhe fatkeqësive natyrore.

Në vitin 2022 dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore  u vlerësuan në 286 miliardë dollarë, ndërsa kostoja për kompanitë e sigurimeve arriti në 133 miliardë dollarë.

“Pavarësisht mungesës së një stuhie historike të përmasave të uraganit Ian, që goditi Florida vitin e kaluar, humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2023 ishin të shumta”, tha Jerome Jean Hegeli, ekonomist i Swiss Re.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ishte fatkeqësia natyrore më e kushtueshme në vitin 2023. Humbjet arritën në 6.2 miliardë dollarë dhe tërmeti tregoi “në mënyrë dramatike” boshllëqet e mbulimit në botë, thuhet në raport.

Stuhitë e forta shkaktuan humbje prej 64 miliardë dollarësh, një rekord i ri, thuhet në studim, duke theksuar se tani ato janë burimi i dytë më i madh i humbjeve pas cikloneve tropikale.

Breshëri është gjithashtu një shkaqet kryesore.

Me rritjen e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit duke u bërë “më të shpeshta dhe intensive”, kostoja e fatkeqësive natyrore për siguruesit mund të “dyfishohet gjatë dhjetë viteve të ardhshme”, paralajmëroi Swiss Re./abcnews.al

Të ngjashme