Koalicioni arab ka dorëzuar 27 fëmijë të arrestuar gjatë përleshjes me militantë të Houthit tek përfaqësuesit të qeverisë legjitime të Jemenit.
Një burim zyrtar i Koalicionit për Mbështetjen e Legjitimitetit në Jemen tha të enjten se fëmijët ishin arrestuar gjatë përleshjeve ushtarake me kryengritësit në një numër betejave pranë kufirit saudit, transmeton portali arbresh.info.
Burimi vuri në dukje se Houthidët të mbështetur nga Irani po i detyrojnë fëmijët dhe të rinjtë e Jemenit të shkojnë në betejat e luftës dhe t’i përdorin ata në operacione të dështuara.
Dorëzimi u zhvillua në Komandën e Forcës Sharourah në prani të një numri përfaqësuesish të Koalicionit dhe përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Autoritetit të kryqit të Kuqe Saudite, Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve në Konflikt të Armatosur, qeverisë legjitime dhe Komisionit Saudit për të Drejtat e Njeriut.
Pas koordinimit intensiv me disa organizata ndërkombëtare, Arabia Saudite në qershor të vitit 2016 i dorëzoi qeverisë legjitime të Jemenit 52 fëmijë të cilët ishin rekrutuar nga Houthis./Arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...