259 vdekje nga ethet e verdha në vitin 2017

10:02 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Të paktën 259 persona kanë vdekur nga ethet e verdha në Brazil këtë vit, posaçërisht në juglindje të vendit, njofton qeveria.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetit ka thënë që 259 vdekjet kanë konfirmuar, ndërsa 47 të tjera janë duke u hetuar e 115 tjera është konstatuar që kanë ndodhur për shkaqe tjera, transmeton portali arbresh.info.

Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 756, kurse 622 raste potenciale janë duke u analizuar nga autoritetet e shëndetit.

Shtetet më të prekura janë Minas Gerais dhe Espirito Santo, të dyja në juglindje të Brazilit, me 488 dhe 234 raste të konfirmuara respektivisht.

Sëmundja transmetohet nga mushkonja Aedes aegypti, e njëjta sikur tek Zika, tropikale dhe Chikungunya./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme