Më shumë se 250 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë policor kundër pornografisë me fëmijë.
Ministri i Sigurisë Publike, Raul Jungmann, deklaroi se aksioni është zbatuar në 24 rajone dhe se kanë marrë pjesë rreth 2.600 policë.
Ai konfirmoi se janë arrestuar 251 persona që lidhen me pornografinë me fëmijë. Jungmann konsideron se pornografia me fëmijët është një nga krimet më të papranueshme që bëhen mbi fëmijët dhe të rinjtë.
Sipas tij, në kuadër të hetimit inspektorët kanë shikuar më shumë se një milion dokumente. Mediat lokale theksojnë se në mesin e të arrestuarve gjenden edhe mësues dhe avokatë.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...