Google ADS

250 mijë euro në këmbim të pasaportës

21:43 | 20 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Çmimet e apartamenteve në Athinë janë rritur dyfish krahasuar me pesë vitet e kaluara, për shkak të skemës qeveritare që inkurajon investitorët e huaj të blejnë prona me vlerë 250 mijë euro në këmbim të dhënies së pasaportës greke.

Investitorët, që në shumicën e tyre janë kinezë dhe rusë, duket se po përfitojnë financiarisht pasi i shesin ose i japin me qira pronat e blera me çmime disa herë më të larta.

Nisma e qeverisë greke për t’i ofruar çdo personi të huaj një nënshtetësinë në këmbim të një investimi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme ka krijuar një bum të papritur por edhe probleme në industrinë vendase të akomodimit.

Investitorët kinezë, rusë dhe turq po e shfrytëzojnë mundësinë e dhënë për të blerë apartamente në zonat më të frekuentuara të Athinës, dhe më pas i ofrojnë ato më qira nëpërmjet shërbimeve online të akomodimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme