Të paktën 25 xhihadistë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë gjatë një operacioni komando të ushtrisë siriane me mbulim nga ajri nga pala ruse në qendër të vendit, raportoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Me mbështetjen e Moskës, ushtria e regjimit të Bachar al-Assad po ndërmerr prej disa muajsh një ofensivë për t’i rimarrë ISIS-it rajonin e gjerë shkretëtirë që shtrihet në qendër të vendit në kufijtë irakianë dhe jordanezë.
“Të shtunën, 25 anëtarë të ISIS-it u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një operacion komando i forcave të regjimit sirian me ndihmën e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë rusë në verilindje të provincës Homs (qendër)”, njoftoi për median Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...