Një zjarr në një depo kontenjerësh në Bangladeshin juglindor ka lënë të vdekur 25 persona dhe ka plagosur më shumë se 100 të tjerë.
“Njëzet e pesë persona kanë vdekur nga zjarri duke përfshirë pesë zjarrfikës. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi zjarri ende nuk është plotësisht nën kontroll,” tha për The National drejtori i departamentit të shëndetësisë, Hasan Shahriar, transmeton portal arbresh.info
Zjarri në BM Inland Container Depot, një ndërmarrje e përbashkët mes Holandës dhe Bangladeshit, shpërtheu rreth mesnatës me orën lokale të së shtunës dhe ndodhi si pasojë e disa shpërthimeve në një kontenjer plot me kimikate.
Shkaku i zjarrit nuk mund të përcaktohet menjëherë. Depoja është në qytetin e Sitakunda, afër Chittagong, 216 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit, Dhaka.
Vdekja e të paktën pesë zjarrfikësve u konfirmua nga gjenerali Mainuddin, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës të Bangladeshit. 15 zjarrfikës të tjerë po trajtoheshin për djegie, tha ai për AP.
Ekspertët e eksplozivëve nga ushtria e Bangladeshit janë thirrur për të ndihmuar zjarrfikësit. Shpërthimet thyen xhamat e ndërtesave aty pranë dhe u ndjenë deri në 4 km larg, thanë zyrtarët dhe mediat lokale.
Bangladeshi ka një histori katastrofash industriale, duke përfshirë fabrikat që marrin flakë me punëtorë të bllokuar brenda. Grupet e monitorimit kanë fajësuar korrupsionin dhe zbatimin e dobët për këto incidente vdekjeprurëse ndër vite.
Markat globale, të cilat punësojnë dhjetëra mijëra punëtorë me pagë të ulët në Bangladesh, janë nën presion për të përmirësuar kushtet e fabrikave.
Në vitin 2012, rreth 117 punëtorë vdiqën kur u bllokuan pas daljeve të mbyllura në një fabrikë veshjesh në Dhaka./arbresh.info/
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...