Njëzet e pesë fitues të çmimit Nobel në Ekonomi denoncuan sot programet “anti-evropiane” dhe “proteksioniste” të disa kandidatëve në presidencialet franceze, përfshirë atë të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
“Disa nga ne janë cituar nga kandidatë në zgjedhjet presidenciale franceze, veçanërisht nga Marine Le Pen dhe stafi i saj, për të justifikuar programin politik për çështjen e Evropës”, shprehen ata në një artikull publikuar nga gazeta “Le Monde”, këta 25 ekonomistë, përfshirë amerikanin Robert Solow ( fitues i çmimit Nobel në 1987), shtetasi indian Amartya Sen (1998) dhe francezi Jean Tirole (2014).
“Pavarësisht qëndrimeve të kundërta për bashkimin monetar dhe politikat e rimëkëmbjes ekonomike, opinionet tona bashkohen në këtë pikë për të dënuar këtë instrumentalizim të botëkuptimit ekonomik”, shtojnë nënshkruesit e këtij peticioni, që e cilësojnë ndërtimin evropian “vendimtar” për të siguruar progres ekonomik të anëtarëve të BE.
Në mesin e 25 fitimtarëve renditen ekonomistë me bindje liberale, dhe disa të tjerë më tepër kritik kundrejt globalizimit dhe euros, në pikëpamjen e amerikanit Joseph Stiglitz, fitues i Nobelit në 2011, i cituar vazhdimisht nga kandidatja e Frontit Kombëtar./Arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...