Njëzet e katër objekte shëndetësore janë bombarduar gjatë sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë brenda një muaji në zonën e deeskalimit të Idlibit, njoftoi Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR), transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një raporti, SNHR bëri të ditur se regjimi ka kryer gjithsej 29 sulme ndaj 24 qendrave mjekësore në periudhën 26 prill-24 maj në Idlib.
Në këtë periudhë, regjimi ka kryer gjithsej 15 sulme ndaj qendrave shëndetësore, përfshirë nëntë qendra në Idlib, pesë në Hama dhe një në Halep, ndërsa Rusia ka ndërmarrë 14 sulme, edhe atë gjashtë në Idlib dhe tetë në Hama.
Sipas raportit, katër punonjës shëndetësore kanë humbur jetën si rezultat i këtyre bombardimeve.
Siç bëhet e ditur, nga sulmet e regjimit dhe Rusisë kanë pësuar gjashtë qendra shëndetësore që janë të regjistruara në mekanizmin e themeluar nga Zyra Koordinatore e Çështjeve Humanitare e OKB-së (OCHA) në shtator të vitit 2014 për mbrojtjen e qendrave shëndetësore nga forcat e koalicionit ndërkombëtar në Siri.
Rrjeti sirian ka theksuar nevojën për marrjen e masave të reja për t’u dhënë fund sulmeve sporadike dhe për të garantuar armëpushimin, si shtesë e rezolutave 2254 dhe 2139 të OKB-së në lidhje me luftën civile në Siri.
SNHR po ashtu ka nënvizuar se është e nevojshme të krijohet një koalicion i ri për të mbrojtur dhe ndihmuar popullatën siriane, duke vepruar në nivel kombëtar dhe rajonal.
– Situata në Idlib
Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.
Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi the rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.
Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.
Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë