23 persona janë vrarë dhe 14 veta janë lënduar në Ekuador si pasojë e një aksidenti me autobus

16:42 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

23 persona janë vrarë dhe 14 veta janë lënduar në Ekuador si pasojë e një aksidenti me autobus

Të paktën 23 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë lënduar pas një aksidenti me autobus, transmeton arbesh.info.

Autobusi po udhëtonte për në Quito dhe është përplasur me një makinë.

Sekretari i sigurimit të rrethit Quito Juan Zapata tha se shtetasit kolumbianë dhe venezuelianë janë midis të vdekurve.

Sipas agjencisë së reagimit emergjent të Ekuadorit, autobusi u përmbys pasi një makinë është futur brenda./Arbesh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme