23 mijë terroristë potencialë jetojnë në Britani

19:59 | 27 Maj 2017
Arbresh.info

Rreth 23 mijë ekstremistë janë duke jetuar në Britani të Madhe dhe që janë identifikuar nga shërbimet e inteligjencës si terroristë potencialë, raporton the Times duke cituar zyrtarë qeveritarë.

Afërsisht 3,000 prej tyre janë nën hetime si kërcënime të mundshme, transmeton portali arbresh.info.

“Shkalla e madhe” e kërcënimit terrorist në Britani është zbuluar pas bombardimeve të Mançesterit, raporton Times, duke thënë se numri u zbulua nga burime të paidentifikuara Whitehall.

MI5 mund të hetojë vetëm rreth 3,000 individë në një kohë, tha gazeta, duke shpjeguar se lista e të dyshuarve “të gjallë” është përditësuar vazhdimisht. Kur ata që besohet se përbëjnë një rrezik më të madh janë shtuar në listë, hetimet dhe monitorimi aktiv i të tjerëve mbyllen dhe pastaj ato zhvendosen në një grup “ish subjektesh interesi”. Që nga viti 2001 ky numër është rritur në 20 mijë njerëz./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme