Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 22,915 raste të reja në 24 orët e fundit, bën të ditur qeveria britanike.
Kjo e çon totalin e rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë në 1,453,256, transmeton portali arbresh.info
501 vdekje të tjera të pacientëve që kanë testuar pozitivë për Covid-19 brenda 28 ditëve gjithashtu janë raportuar.
Sipas shifrave të Departamentit të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është 53,775.
Por shifra të veçanta të botuara nga agjencitë e statistikave të MB për vdekjet, ku Covid-19 është përmendur në certifikatën e vdekjes, së bashku me të dhëna shtesë për vdekjet që kanë ndodhur ditët e fundit, tregojnë se tani ka pasur 68,000 vdekje që përfshijnë Covid-19 në MB.
Kjo erdhi pasi një ekspert shkencor i Qeverisë paralajmëroi se përzierja shoqërore gjatë periudhës festive mund të “hidhte benzinë në zjarr” të valës së dytë të koronavirusit./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...