Forcat ruse kryen të mërkurën një sulm me raketa në një stacion treni të Ukrainës në Ditën e Pavarësisë, duke vrarë 22 persona, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Ai kishte paralajmëruar se Moska mund të bënte “diçka veçanërisht mizore” këtë javë.
Sulmi vdekjeprurës ndodhi në Chaplyne, një qytet me rreth 3,500 banorë në rajonin qendror të Dnipropetrovsk, tha zoti Zelenskyy në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përmes videos.
Zyra e presidentit njoftoi gjithashtu se një fëmijë 11-vjeçar u vra nga raketa më herët.
“Chaplyne është dhimbja jonë sot,” tha Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit.
Ukraina ishte përgatitur për sulme veçanërisht të rënda rreth ditës së festës kombëtare që përkujton shpalljen e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. E mërkura shënoi gjithashtu gjashtë muaj nga fillimi i luftës.
Disa ditë përpara Ditës së Pavarësisë, autoritetet e Kievit ndaluan tubimet e mëdha në kryeqytet deri të enjten nga frika e sulmeve me raketa.
Banorët e Kievit u zgjuan të mërkurën nga sirenat e alarmit, por nuk pati sulme të menjëhershme. Me kalimin e ditës, bombardimet ruse u raportuan në lindje, perëndim dhe qendër të vendit. Duket se goditja e stacionit të trenit ishte sulmi më serioz.
Kryeministri britanik në largim Boris Johnson e shënoi ditën me një vizitë në Kiev – e treta e tij që nga shpërthimi i luftës – dhe udhëheqës të tjerë evropianë shfrytëzuan rastin të premtonin mbështetje të palëkundur për Ukrainën.
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi për një paketë të re ndihme ushtarake prej gati 3 miliardë dollarësh për të ndihmuar forcat ukrainase të luftojnë për vitet në vijim./VoA/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...