Google ADS

212 orë e bllokuar nën rrënoja, shpëtohet 77-vjeçarja në Turqi

09:23 | 15 Shkurt 2023
E.H

Një grua 77-vjeçare u nxor nga rrënojat në qytetin Adiyaman, duke mbijetuar në mënyrë të habitshme pas 212 orëve e bllokuar.

Mediat turke raportuan se Fatma Gungor u nxor e gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh shtatëkatësh në qytetin Adiyaman gjatë natës.

Të afërmit e saj përqafuan ekipin e shpëtimit, të përbërë nga personel ushtarak dhe anëtarë të autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive AFAD.

Nëntë të tjerë u shpëtuan nga rrënojat të martën, tetë ditë që nga goditja e tërmeteve fillestare.

Autoritetet e OKB-së kanë thënë se fokusi i përpjekjeve të ndihmave është zhvendosur në ndihmën e njerëzve që tani po luftojnë pa strehë ose ushqim të mjaftueshëm në të ftohtin e ashpër, por shpëtimtarët ende po i tërheqin të mbijetuarit nga toka më shumë se një javë pas tërmetit fillestar.

Tërmeti tragjik i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka shkaktuar mbi 41 mijë viktima dhe shkatërruar qytete në të dy vendet, duke lënë shumë të mbijetuar të pastrehë në temperaturat e ulëta të dimrit./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme