Një gjykatës federal në SHBA ka dënuar me 21 vite burg ish-oficerin e policisë Derek Chauvin, i cili me gju vrau afrikano-amerikanin George Floyd.
Gjykatësi kritikoi 46-vjeçarin Chauvin për veprimet e tij më 25 maj 2020, kur ai e shtriu për tokë Floyd-in në tokë në Minneapolis për më shumë se nëntë minuta ndërsa vdiq, dhe injoroi lutjet e tij se nuk po mund të merrte frymë, transmeton portal arbresh.info
Chauvin do ta vuajë këtë dënim federal njëkohësisht me dënimin prej 22 vitesh e gjysmë që ai ka marrë tashmë për vrasje, për të njejtin rast.
Skena e vrasjes, e cila u filmua dhe u shpërnda në internet, shkaktoi demonstrata masive kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në të gjithë SHBA dhe më gjerë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...