Lufta kundër trafikut të drogës ka përfshirë ditët e fundit në mënyrë aktive edhe autoritetet ligjzbatuese italiane, të cilat thuajse çdo ditë përballen me sasi të konsiderueshme të sekuestruara në brigjet e Adriatikut.
Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane Franko Roberti në një dalje publike është shprehur sot ndaj situatës së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, transmeton Shqip. Ai thotë se më mirë do të ishte të legalizoheshin drogat e lehta, duke i dhënë një goditje të rëndë klaneve të narkotrafikut.
Prokurori i ka bërë thirrje parlamentit dhe qeverisë italiane që të gjejnë një zgjidhje për këtë shqetësim. “I kemi kërkuar parlamentit dhe qeverisë italiane që të gjendjet një zgjidhje. Ose të bashkojmë të gjitha forcat për të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t’i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Objektivi i shtetit është të luftojë fuqitë kriminale dhe jo të bashkëjetoj me ta.”, pohoi prokurori, shkruajnë mediat italiane.
Roberti shpjegoi se; “Droga të lehta kanë ‘pushtuar’ vendin duke shkaktuar viktima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, që vjen nga trafiku i drogave të lehta nga Shqipëria”.
Sipas prokurorit të Përgjithshëm të Anti-Mafia-s, shteti “duhet të prodhojë dhe shes droga të lehtë me çmime konkurruese në mënyrë që të ‘rivalizojë’ me çmimet organizatat kriminale. Shteti duhet të prodhojë droga të lehtë dhe me cilësi”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...