SHBA është bërë shteti i parë që ka shënuar më shumë se 2,000 vdekje brenda një dite të vetme.
Shifrat nga Universiteti John Hopkins tregojnë se 2,108 persona vdiqën në 24 orët e fundit gjersa janë konfirmuar më shumë se gjysmë milioni infeksione, transmeton portali arbresh.info.
Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të kalojnë Italinë si shteti me më së shumti vdekje në mbarë botën.
Por ekspertët e task forcës së Shtëpisë së Bardhë për Covid-19 thonë se shpërthimi ka nisur të ulet në SHBA.
Dr Deborah Birx tha që kishte shenja të mira shpërthimi ishte duke u stabilizuar, por paralajmëroi: “Sado inkurajuese të duket, ne nuk kemi arritur ende kulmin”.
Presidenti Donald Trump gjithashtu tha se ai pret që SHBA të ketë një numër më të ulët vdekjesh sesa parashikimet fillestare prej 100,000 vdekjeve./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...