Të paktën 200 vende me rëndësi historike janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës në 100 ditët e fundit, që nga nisja e luftës.
Sipas Ministrisë Palestineze të Kulturës dhe zyrës së mediave qeveritare të Hamasit, shumë kisha dhe xhami të lashta, si dhe muze janë rrafshuar, teksa një sërë monumentesh të tjera kulturore janë prekur.
Xhamia Omari, monumenti më ikonë i Gazës dhe struktura më e vjetër që shtrihet në shekuj, është shkatërruar. E vendosur në një sipërfaqe prej rreth 4,000 metra katrorë, xhamia ishte fillimisht një kishë bizantine e shekullit të pestë dhe ka qenë një vend i shenjtë i krishterë ose mysliman që prej asaj kohe.
Ndër ndërtesat dhe vendet historike që janë shkatërruar janë edhe kisha ortodokse greke e Shën Porfirit, që besohet të jetë kisha e tretë më e vjetër në botë dhe një varrezë romake 2000-vjeçare e zbuluar në Gazën veriore vitin e kaluar dhe tetë muze. /A2cnn
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...