Autori i një sulmi me thikë të kryer në qendër të Frankfurtit, një 20-vjeçar me prejardhje kosovare është dënuar nga Gjykata e Landit e Frankfurtit me katër vjet e tetë muaj burg, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Gjykatësit në procesin e zhvilluar të hënën kanë konstatuar se ai kishte bërë tentim vrasjeje, transmeton albinfo.ch. Ndërsa vëllai i tij 18-vjeçar u dënua me nëntë muaj dënim me kusht për shkaktim të lëndimeve të rrezikshme fizike.
Për arsye të panjohura, në mes të vëllezërve dhe viktimës së tyre 27-vjeçare kishte shpërthyer një përleshje fizike në një natë maji të vitit të kaluar në Konstablerwache.
Megjithëse viktima tashmë ishte dorëzuar, 20-vjeçari, shtetas gjerman me origjinë kosovare kishte nxjerrë një thikë dhe te ka goditur tetë herë kundërshtarin në pjesën e sipërme të trupit.
Njeriut të plagosur rëndë iu desh të qëndronte në spital për dhjetë ditë. Përveç pasojave të rënda që ka shkaktuar sulmi i 20 vjeçarit, edhe fakti se ai tashmë kishte disa dënime të mëparshme u vlerësua nga gjyqtarët si rrethanë rënduese.
Vetëm një ditë pas krimit, ai duhet të mbaronte mbajtjen e një dënimi me burg për të mitur. Nga ana tjetër, gjykata nuk mundi të provonte se vëllai i tij kishte njohuri për thikën që kishte përdorur 20 vjeçari.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...