Google ADS

20 viktima nga sulmi me armë në Las Vegas

11:02 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Më shumë se 20 persona janë vrarë e 100 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një festival muzike në Las Vegas.

Katërmbëdhjetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, thotë Qendra Mjekësore Universitare, transmeton portali arbresh.info

Në mesin e të vrarëve janë edhe policë jashtë detyrës.

Dhjetëra makina të policisë janë të pozicionuara në vendin e ngjarjes.

Ndërsa forcat e rendit bëhet e ditur që kanë vrarë të dyshuarin në katin e 32-të të një hoteli në afërsi të koncertit, ku edhe ndodhi sulmi. Ata nuk besojnë që ka autorë të tjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme