Të paktën 20 ushtarë indianë janë vrarë sot në përplasjet kufitare me Kinën si pasojë e përplasjes me forcat kineze në rajonin Ladakh që ndodhet në rajonin verior të Himalajeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Forcat indiane dhe kineze janë zënë në zonën Galwan, ku ata ishin përleshur më parë natën e 15/16 qershorit 2020”, thuhet në kumtesën e ushtrisë indiane.
Në kumtesë gjithashtu thuhet se 17 pjesëtarë të ushtrisë indiane “janë plagosur në mënyrë kritike në vijën e detyrës” ku ndodhi përleshja, të cilët më vonë vdiqën pasi u ekspozuan “në temperaturat nën-zeros në terrenin me lartësi të lartë”, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 20, pasi tre ushtarë të tjerë kishin vdekur më herët gjatë ditës.
“Ushtria indiane është e vendosur të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e kombit”, thuhet gjithashtu në kumtesë.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...