Të paktën 20 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë, pasi militantët sulmuan disa automjete me ndihma ushqimore në rajonin qendror Hiiraan të Somalisë.
“Ata vendosën një bombë teksa njerëzit ishin në makinë dhe e hodhën në erë”, tha guvernatori i rajonit, Ali Jeyte Osman, shkruan bbc.
Grupi militant islamik al-Shaabab ka thënë se kishte në shënjestër një grup të armatosur të lidhur me qeverinë. Militantët e lidhur me Al-Kaedën duan të përmbysin qeverinë qendrore.
Al-Shabab kontrollon pjesën më të madhe të Somalisë jugore dhe qendrore, por ka qenë në gjendje të shtrijë ndikimin e saj në zonat e kontrolluara nga qeveria me qendër në kryeqytetin Mogadishu.
Dy javë më parë luftëtarët e saj sulmuan një hotel në kryeqytet dhe vranë më shumë se 20 njerëz.
Guvernatori i Hiiraan, Ali Jeyte Osman, tha se numri i të vdekurve nga sulmi i së premtes mund të rritet mes raporteve se deri në 27 persona ishin vrarë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...