Të paktën 20 protestues u vranë dhe më shumë se 600 të tjerë u plagosën sot kur forcat irakiane tentuan që të shpërndajnë një kamp protestues në qytetin jugor Qerbela, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një burim sigurie për mediat lokale tha se policia ka vendosur që të shpërndajë kampin në Qerbelanë qendrore ku qytetarët protestonin duke u ulur, duke u shprehur se nuk ishte dhënë leje për të zhvilluar protestën.
Sipas burimit, protestuesit kanë injoruar thirrjet e forcave të sigurisë për t’i dhënë fund protestës.
Më herët, Gaafar al-Saadi, një dëshmitar okular, tha se qindra të armatosur sulmuan kampin protestues në Qerbelanë qendrore.
“Ata hapën zjarr në mënyrë të rastësishme ndërsa automjetet e policisë u përplasën në protestuesit, duke lënë të paktën 10 persona të vdekur”, tha ai për AA.
Alaa al-Sherifi, një tjetër dëshmitar, tha se ambulancat nuk kishin mundësi të transferonin të plagosurit në orët e para të aksionit “për shkak të zjarrit të rëndë nga forcat e sigurisë”.
“Ky sulm nga forcat e sigurisë ishte krejtësisht i pajustifikuar”, tha ai.
Sipas organizatave joqeveritare, më shumë se 100 persona u vranë dhe 3.600 të tjerë u plagosën nga e premtja kur filloi vala e dytë e protestave.
Vala e parë e protestave, në fillim të tetorit, la të vdekur të paktën 149 protestues dhe 8 persona nga personeli i sigurimit.
Viteve të fundit në Irak është shfaqur një revoltë për shkak të rritjes së papunësisë dhe korrupsionit. Shumë njerëz në vend kanë qasje të kufizuar në shërbimet themelore, si në energjinë elektrike dhe ujin e pastër.
Sipas shifrave të Bankës Botërore, papunësia e të rinjve në Irak është rreth 25 për qind. Sipas disa organizatave të transparencës, Iraku renditet vendi i 12-të si më i korruptuar në botë.
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...