Qeveria e Senegalit thotë se të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr gjatë një rituali mysliman në pjesën lindore të vendit, raporton AP.
Zëdhënësi i qeverisë Seydou Gueye ka thënë që disa të tjerë janë lënduar në këtë zjarr në fshatin Medina Gounass, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Macky Sall u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. Ai ka thënë se gjatë ditës ministri i brendshëm do të vizitojë vendin e ngjarjes.
Televizioni kombëtar senegalez njoftoi se erëra të forta dhe strehët e improvizuara lejuan që zjarri të përhapet, edhe pse shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Mijëra myslimanë nga Senegali, Guineja dhe vendet e tjera të Afrikës Perëndimore takohen çdo vit në Medina Gounass për tërheqjen shpirtërore./Arbresh.info
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...