Rreth 20 milionë persona janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer në Kinë, bëri të ditur Departamenti kinez i Menaxhimit të Emergjencave.
Sipas një njoftimi zyrtar, autoritetet evakuan 1,3 milionë persona që ishin në mesin e 19,91 milionë të tjerëve të prekur nga përmbytjet.
Në njoftim thuhet se 582 000 njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente.
Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut që nga fillimi i qershorit, përmbytjet goditën provincat jugore të Kinës, Zhe Jiang, Fu Jian, Hu Nan, Guang Dong, Gui Zhou dhe Guang Xi.
”Përmbytjet shkatërruan 34 000 shtëpi, 1,76 miliardë hektarë tokë bujqësore dhe 7,7 miliardë dollarë humbje financiare”, thuhet në njoftim../atsh/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...