Dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në sulmin me thikë në qytetin finlandez të Turku, njofton policia.
Policia tha që momentalisht është vetëm një i dyshuar në këtë rast, duke shtuar që nuk është e qartë nëse incidenti ka lidhje me terrorizëm, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta Turun Sanomat raportoi se një i moshuar dhe një djalë i ri ishin midis të lënduarve, duke cituar një dëshmitar okular.
Sipas gazetës, në vendin e ngjarjes janë ambulanca të shumta.
Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit pas sulmit, që raportohet se u zhvillua në zonën Puutori-Market Square.
Sipas policisë, siguria mbarëkombëtare do të përforcohet pas goditjes, me patrulla shtesë dhe mbikëqyrje të rritur në të gjithë Finlandën./Arbresh.info
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...