Të paktën një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një shpërthim në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, që dyshohet të jetë sulm terrorist. Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në një bar, duke shpërndarë tifozët në panikë nëpër rrugë më pas.
Shpërthimi vjen një javë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi alarm për terrorizmin në Ugandë. Presidenti Yoweri Museveni tha se terroristët mund të kenë vendosur një pako në një qese plastike.
Ai paralajmëroi qytetarët britanikë në vendin e Afrikës Lindore – ku sulmet e këtij lloji janë të rralla – se “terroristët ka shumë të gjasa të përpiqen të kryejnë sulme”. Ai i këshilloi ata të ishin vigjilentë në vendet publike, duke përfshirë restorantet dhe baret.
“Publiku nuk duhet të frikësohet, ne do ta mposhtim këtë kriminalitet sikurse kemi mundur të gjithë kriminalitetin e bërë nga derrat që nuk respektojnë jetën”, u shpreh ai në një postim në Twitter.
Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se dy burra erdhën me atë që dukej se ishte një shishe në një qese plastike. Megjithatë, policia ende nuk ka verifikuar se çfarë lloj pajisjeje ishte, shkruan BBC.
Asnjë grup apo individ nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Në vitin 2010, 74 njerëz u vranë nga bombat që shpërthyen në Kampala ku tifozët e futbollit po ndiqnin shfaqjen e finales së Kupës së Botës. Organizatorët e sulmeve, nga grupi militant islamik al-Shabab, po vuajnë dënimin të përjetshëm.
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi