Google ADS

Sulm me bombë në Ugandë, një i vdekur dhe shtatë të lënduar

14:41 | 24 Tetor 2021
V. S.

Të paktën një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një shpërthim në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, që dyshohet të jetë sulm terrorist. Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në një bar, duke shpërndarë tifozët në panikë nëpër rrugë më pas.

Shpërthimi vjen një javë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi ​​​​ alarm për terrorizmin në Ugandë. Presidenti Yoweri Museveni tha se terroristët mund të kenë vendosur një pako në një qese plastike.

Ai paralajmëroi qytetarët britanikë në vendin e Afrikës Lindore – ku sulmet e këtij lloji janë të rralla – se “terroristët ka shumë të gjasa të përpiqen të kryejnë sulme”. Ai i këshilloi ata të ishin vigjilentë në vendet publike, duke përfshirë restorantet dhe baret.

“Publiku nuk duhet të frikësohet, ne do ta mposhtim këtë kriminalitet sikurse kemi mundur të gjithë kriminalitetin e bërë nga derrat që nuk respektojnë jetën”, u shpreh ai në një postim në Twitter.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se dy burra erdhën me atë që dukej se ishte një shishe në një qese plastike. Megjithatë, policia ende nuk ka verifikuar se çfarë lloj pajisjeje ishte, shkruan BBC.

Asnjë grup apo individ nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Në vitin 2010, 74 njerëz u vranë nga bombat që shpërthyen në Kampala ku tifozët e futbollit po ndiqnin shfaqjen e finales së Kupës së Botës. Organizatorët e sulmeve, nga grupi militant islamik al-Shabab, po vuajnë dënimin të përjetshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme