Pas rënies së Bashar al-Assad dhe largimit të tij nga Siria, në Damask, udhëheqësi rebel Abu Mohammed al-Jawlani u është drejtuar turmave në xhaminë Umajad në qendër të qytetit.
Ai tha se regjimi i Asadit “burgosi mijëra qytetarë të tij padrejtësisht dhe pa asnjë krim”, duke shtuar se “sot, ne shpërblehemi me këtë fitore. Kjo fitore është e të gjithë sirianëve”.
Ky ishte një moment që askush nuk mund ta imagjinonte vetëm 24 orë më parë. Pa paralajmërim ose marrëveshje paraprake, Abu Mohammad al-Jawlani, udhëheqësi i Hay’at Tahrir al-Sham (HTS), bëri një vizitë befasuese në Xhaminë e Madhe Umajad në Damaskun e Vjetër.
Kjo xhami kishte qenë prej kohësh një vend simbolik ku Bashar al-Assad dhe babai i tij i ndjerë, Hafez al-Assad, shpesh kryenin faljen e Bajramit – një akt simbolik për sundimtarët e kryeqytetit.
I rrethuar nga qindra luftëtarë dhe roje personale, Xhalani hyri në xhami, fali namazin e akshamit dhe mbajti një fjalim të shkurtër për ata që ishin mbledhur rreth tij mes thirrjeve të fitores dhe “Allahu Ekber”.
Por kush është udhëheqësi rebel Abu Mohammed al-Jawlani?
Në vitin 2013, SHBA-ja e cilësoi Jawlani si një terrorist global të caktuar posaçërisht dhe ofroi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.
Por lideri rebel është përpjekur për vite me radhë të zhvendosë perceptimin e organizatës së tij në atë që mund të pranohet nga sirianët si një alternativë ndaj regjimit të Asadit.
Grupi i tij militant islamik ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e regjimit të Asadit. HTS u krijua në vitin 2012 me një emër tjetër, Fronti al-Nusra, dhe u zotua për besnikëri ndaj al-Kaedës vitin e ardhshëm.
Në vitin 2016, Al-Nusra ndërpreu lidhjet me al-Kaedën dhe mori emrin Hayat Tahrir al-Sham kur u bashkua me fraksionet e tjera një vit më vonë.
Por OKB-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe një numër vendesh të tjera vazhduan ta konsiderojnë HTS-në si një degë të Al-Kaedës dhe shpesh i referohen asaj si Fronti al-Nusra./Euronews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...