Rrëzohet helikopteri në Itali, vdes një person

09:15 | 26 Tetor 2020
A Z

Një helikopter privat u rrëzua pak pas mesnatës mbi Cervinia, në zonën Cime Bianche, në 3 mijë metra mbi nivelin e detit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se si pasojë e rrëzimit ka mbetur i vdekur një person. Po ashtu është plagosur rëndë një person tjetër.

I plagosuri u mor në kujdes nga shërbimi shëndetësor zviceran dhe u dërgua në spital në Bern në gjendje të rëndë për shkak të hipotermisë së rëndë.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet por zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme