Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse të njëjtën gjë e bën edhe Uashingtoni.
Ai tha se kjo mund të arrihej përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Putin i bëri komentet në një intervistë për televizionin shtetëror përpara një samiti me presidentin amerikan, Joe Biden, që pritet të mbahet me 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.
Putini tha se pret që takimi i Gjenevës të ndihmojë në vendosjen e dialogut dypalësh dhe ringjalljen e kontakteve personale.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden në takim do të ngrisë çështjen e sulmeve kibernetike, të cilat kanë tensionuar raportet mes dy vendeve.
Kjo çështje është në qendër të vëmendjes, pasi një grup kriminal kibernetik që autoritetet amerikane thanë se operon nga Rusia, sulmoi rrjetin e një gazsjellësi në SHBA duke kërkuar një shpërblim.
Disa javë më pas hakerët sulmuan edhe fabrikën më të madhe për përpunimin e mishit në botë. SHBA-ja prej kohësh e ka akuzuar Rusinë edhe për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.
Përveç sulmeve kibernetike, presidenti Biden pritet të diskutojë edhe për veprimet e Moskës në Ukrainë dhe trajtimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.
Por, udhëheqësi amerikan gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” me Moskën në mënyrë që të punojnë bashkë për çështje të përbashkëta strategjike, siç janë kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës./REL/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek