Google ADS

2 milion njerëz në rrezik urie pas thatësirës në Amerikën Qendrore

22:08 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

Thatësira në pjesë e Amerikës Qendrore mund të lë më shumë se dy milionë njerëz të uritur, tha të premten Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

Uljet e reshjeve mesatare në qershor dhe korrik ka çuar në humbje të madhe të kulturave të misrit dhe fasules për fermerët në “Korridorin e thatë” të Amerikës Qendrore, që kalon nëpër Guatemalë, El Salvador, Honduras dhe Nikaragua.

Kjo do të thotë se fermerët nuk do të kenë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë ose shitur në muajt e ardhshëm dhe kanë mungesë të furnizimeve ushqimore.

Amerika Qendrore është një nga rajonet më të rrezikuara nga moti ekstrem i lidhur me ndryshimet klimatike, sipas OKB. Regjioni është goditur nga temperatura të larta që nga viti 2014 deri në mesin e vitit 2016, i cili la miliona njerëz në nevojë për ushqim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme