Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqin dorë nga kufizimet në eksportin e vaksinave kundër COVID-19.
Deklarata e tij vjen pas një ndarje midis disa pjesëve të e Evropës dhe SHBA-së rreth asaj se si duhet të rritet më mirë prodhimi global i vaksinave.
Aktualisht, rreth 1.25 miliardë doza janë administruar në të gjithë botën, shkruan BBC.
Megjithatë, më pak se një përqind e dozave u janë dhënë 29 vendeve më të varfra të botës, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Këtë javë, SHBA-ja më shumë se 250 milionë doza i ka administruar deri më tani. Ky plan për prodhimin masiv të vaksinave kundër COVID-19 e ka mbështetjen edhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Papa Françeskut.
Macron ka bërë të ditur se rritja e eksportit dhe prodhimi masiv i vaksinave, janë mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën e COVID-19.
“Çelësi për të prodhuar vaksina më shpejt për të gjitha vendet e varfra ose vendet e ndërmjetme është të prodhosh më shumë,” u tha Macron, udhëheqësve të Bashkimit Evropian në një takim virtual në Portugali, të shtunën./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...