Erdogan iu kërkon armëpushim të menjëhershëm delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë

09:55 | 29 Mars 2022
A Z

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas, që mbahen sot në Stamboll, mund të hapin rrugë për takimin e liderëve të Ukrainës dhe Rusisë.

Në Stamboll, këtë të martë kanë filluar bisedimet mes Kievit dhe Moskës, Erdogan theksoi se u takon të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi.

“Mendojmë se jemi në një periudhë ku duhet të presim rezultate solide nga negociatat. Ju po vendosni themelet e paqes me direktivat e liderëve tuaj”,ka thënë Erdogan, para dy delegacioneve, shkruan CNN, transmeton arbresh.info

Tutje Erdogan theksoi se nga një armëpushim i menjëhershëm do të përfitonin të gjithë.

Të ngjashme