Zelensky: Ukraina duhet të pranojë se nuk do të anëtarësohet në NATO

18:56 | 15 Mars 2022
KRG

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi duhet të pranojë se nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Duke folur në një video-konferencë me zyrtarë ushtarakë sot, presidenti ukrainas tha: “Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë.”

Lexo edhe:

Tre kryeministra evropianë hyjnë në Ukrainë, takohen me Zelenskin

“Kemi dëgjuar prej vitesh që dyert kanë qenë të hapura, por kemi dëgjuar edhe që nuk mund të bashkohemi, është një e vërtetë dhe duhet pranuar. Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë”,-tha presidenti ukrainas.

Para pushtimit, Vladimir Putin kishte kërkuar që Ukrainës t’i ndalohej të bashkohej NATO-s./Opinion.al

Të ngjashme