Google ADS

Zelensky dhe kryeministri izraelit diskutojnë për ndikimin e sulmit në situatën e sigurisë në rajon

17:23 | 8 Tetor 2023
E.G

Presidenti  i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  ka folur me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu për të shprehur solidaritetin e Ukrainës me Izraelin.

Kështu bëri të ditur Zelensky me anë të një postimi në “X”, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat në sulmet e vazhdueshme, përcjell Arbresh.info.

“Fola me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu për të pohuar solidaritetin e Ukrainës me Izraelin, i cili vuan nga një sulm i pacipë në shkallë të gjerë, dhe për të shprehur ngushëllimet për viktimat e shumta.”, shkroi ai.

Në këtë bisedë, Netanyahu e informoi Zelenskyn për situatën aktuale.

“Kryeministri më informoi për situatën aktuale dhe veprimet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe të forcave të rendit për të zmbrapsur sulmin.”, shtoi ai

“Vura re bashkëpunimin midis policisë izraelite dhe diplomatëve ukrainas në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve ukrainas në Izrael.

Ndër të tjera, presidenti ukrainas njoftoi se u duskutua edhe për pasojat e sulmit për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë./Arbresh.info/

Të ngjashme