Zelenskiy thotë se niveli i kërcënimit është në maksimum dhe paralajmëron për ‘katastrofë humanitare’ masive pa zonë ndalim-fluturimi, raporton The Guardian.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për një “katastrofë humanitare” masive nëse nuk bie dakord për një zonë ndalim-fluturimi dhe paralajmëroi se vendi është në nivelin maksimal të kërcënimit, transmeton arbresh.info.
“Rusia përdor raketa, avionë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës sonë. Është detyrë humanitare e botës të përgjigjet”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm televiziv, raporton Reuters.
Ai tha se ukrainasit kanë treguar gjatë dy javëve të fundit se nuk do të dorëzohen kurrë./arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...