Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, janë përgjegjësi e tij “sepse nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.
“Nëse ne do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, ata nuk do të vendosnin sanksione ndaj Vulinit. Po e them atë që më është thënë, që është: vendosni sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të ketë sanksione ndaj askujt”, tha Vuçiq për televizionin Pink më 13 korrik.
Ai nuk tregoi nëse Vulin do të zëvendësohet nga udhëheqja e BIA-s. Vuçiq deklaroi se sanksionet nuk kanë të bëjnë asgjë me armë apo drogë.
“Nëse ata ofrojnë ndonjë dëshmi të vlefshme, ne do ta ndjekim penalisht Vulinin. Por, këtu nuk ka asgjë, situata me Rusinë është problemi”, tha Vuçiq.
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Vulinit më 11 korrik. Ai dyshohet se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të drogës si dhe për lidhje me Rusinë.
Duke folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq tha se Serbia deri më tani “ka rezistuar” që ta marrë këtë vendim.
“Nuk e di nëse do të mund të vazhdojmë të qëndrojmë [pa vendosur sanksione ndaj Rusisë]”, tha Vuçiq.
Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Pse është sanksionuar Vulini?
Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas SHBA-së, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vulinin po ashtu akuzohet se ka “avancuar” korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse serbe.
“Ai ka përdorur pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”, është thënë në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit./REL/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...